Do te doja te te kisha prane vetes prane zemres qe ti te thyeje akullin e vetmise qe ka pushtuar kopshtin e ndjenjave qe ka kaq shume nevoje ...thyerjet e zemrës gjatë ditës ne e përdorim këtë moment për t'i bashkuar ato ... duke i lejuar fjalët që të zhyten dhe të bluhen në zemër. ...ma ke thy zemrën; ma ke thy shpirtin; zemër e thyme; ... rrënja e parë Ethym-O ka kuptimin e thyemjes-thyerjes së një theorie,
 

Zemër-thyerja! 

Të gjithë ne shpeshherë pyesim veten: A na mbron dashuria? A na siguron ajo mirëqenie fizike dhe emocionale, dhe a mundet që mungesa e dashurisë, “zemër-thyerja”, të ndikojë në rënien tonë shëndetësore? Pa as më të voglin dyshim që po.

 

Vetmia dhe izolimi nga njerëzit është “sëmundja” më me pasoja psikologjike dhe si pasojë edhe shëndetësore.

Akoma një tjetër “çudi” e qenies njerëzore është fakti se si intimiteti mbron dhe bëhet barriera jonë ndaj sëmundjeve.

Fatkeqësisht, edhe e kundërta qëndron, boshllëku, mungesa e intimitetit mund të çojë në një numër të konsiderueshëm problemesh shëndetësore.



Duhet të kuptohet se kur flitet për intimitet, nuk i referohet vetëm formës fizike të tij, por gjithashtu dhe intimitetit emocional që përjetohet ndërmjet familjarëve, në shoqëri, gjatë lidhjes bashkëshortore, e madje dhe ndërmjet të panjohurve.

Studimet kanë treguar se kur njerëzit ndjejnë dashurinë e të tjerëve apo japin dashuri ata, jetojnë më gjatë, ndjehen më të lumtur, kanë shëndet më të mbrojtur, preken më pak nga sëmundje të ndryshme, kanë tendencë të kenë shëndet kardiovaskular më të mirë, bien më rrallë në depresion.



Zemër-thyerja dhe stresi
Akoma më tej, “zemër-thyerja”, lëndimi, është një ndjesi që me të vërtetë shkakton gjendje të ndryshme emocionale. Sipas studimeve të bëra, përfundimi i një marrëdhënieje dashurie ka një efekt negativ në shëndetin mendor, si të femrave ashtu dhe të meshkujve, dhe është veçanërisht më problematik tek femrat.

Dhe, ky tip stresi, stresi i nxitur nga ngjarje, probleme emocionale, mundet të jetë madje dhe më i rëndë për gjendjen fizike të njeriut sesa stresi i shpërthyer nga probleme të tjera jo-emocionale, edhe pse ata mund të provokojnë të njëjtat përgjigje, thënë ndryshe të njëjtat simptoma.

 

Është vënë re që femrat me probleme kardiake, të cilat përballen me një stres të rëndë nga vështirësitë në marrëdhëniet martesore, u vu re që kanë një risk tri herë më të lartë për atak kardiak, sesa femrat që nuk ishin bërë pre e një stresi të tillë.

Sidoqoftë, stresi që femrat ndjejnë nga probleme të lidhura me punën nuk e ka një efekt të tillë. Ndihma ndaj të tjerëve apo e ashtuquajtura ndjesia altruiste, është e lidhur me një mbrojtje më të madhe dhe mirëqenie më të lartë të shëndetit mendor, krahasuar me rastet kur personi është përfitues i ndihmës nga të tjerët.

 

Kjo do të thotë se përkrahja, ndihma që dikush mundet t’i bëjë familjarëve, bashkëshortit, a të tjerëve ka më tepër përfitime për vetë personin sesa për individët që e marrin këtë lloj përkrahjeje.

Por duke i lënë studimet mënjanë, të gjithë mund të biem dakord se të marrësh dhe të japësh dashuri na ndihmon, dhe është një element i qenësishëm i një ekzistence më të lumtur. Natyrisht ky është një lajm i gëzuar për ata që janë të rrethuar nga dashuria.

 

Për ata të cilët mund të jenë duke përjetuar lëndimet e përfundimit të një historie dashurie apo për ata të cilët janë duke u përballur me çdo tip vështirësie në dashuri vlen të kujtohet shprehja: “Është më mirë të kesh humbur një dashuri sesa të mos kesh dashuruar fare”. Ndjenja e dashurisë herë na mbron e herë na bën më të pavëmendshëm, më të papërqendruar e më të shqetësuar.

Shumë studime kanë treguar se gjatë periudhës së rënies në dashuri dhe gjatë përjetimit intensiv të saj, sidomos në gjashtëmujorin e parë, nivelet e serotoninës, një neurotransmetues, janë tepër më të larta sesa vlerat normale.

 

Studiuesit kanë studiuar alterimet e niveleve të serotoninës gjatë rënies në dashuri me luhatjet e niveleve të saj gjatë çrregullimeve obsesivo-kompulsive. Sidoqoftë të gjitha mendimet e shkencëtarëve pajtohen në atë që dashuria mbron shëndetin aq sa sot është revulocionarizuar dhe Këshillimi Mjekësor për një jetë më të shëndetshme në triadën: Dietë e ekuilibruar, sport dhe seks. web_cajle...


Datenschutzerklärung
Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!